E Hënë, 2 Nëntor 2026

Endrik Beba zbulon arsyen e ndarjes nga grupi “Lynx”: S’jemi më miq, nuk funksiononte si grup

Këngëtari dhe moderatori i njohur Endrik Beba, i ftuar në emisionin “Çasti i duhur”, teksa foli për karrierën e tij zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga grupi “Lynx”.

Ai tregoi se përpara se të niste karrierën muzikore, ka punuar si moderator, më pas iu përkushtua muzikës dhe iu bashkua grupit “Lynx”. Pas përfundimit të bashkëpunimit me ta, ai u rikthye sërish në moderim, më pas u bë pjesë e grupit “Urban Band”, ndërsa aktualisht po vazhdon si artist solo.

“E kam pasur ëndërr të jem këngëtar. Në atë kohë muzika ka qenë gjithmonë në kokën time. Ëndërroja gjithmonë të ngjitesha në një skenë të madhe. E konceptoj jetën time artistike si një cikël. Kam kaluar shumë vite, rreth 8 vite me grupin ‘Lynx’. Kemi pasur çaste shumë të bukura, festivale dhe përvoja që më kanë pjekur artistikisht. Djemtë ishin shumë të talentuar, kompozitorë të shkëlqyer sepse prodhonin këngë të bukura. E njëjta gjë edhe me “Urban Band”. Por me kalimin e kohës nuk ishim më miq, dhe kjo solli ndarjen nga grupi. Nuk funksiononte më si grup,” rrëfeu ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›