E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Aktori në kuti” fiton “çmimin special”

Shfaqja,“Aktori në kuti” me regji të, Mentor Zymberaj, ka arritur të përzgjedhet ndër 11 monodramat më cilësore në festivalin prestigjioz të monodramës, THESPIS në Kiel të Gjermanisë, duke fituar çmimin special në këtë festival.

Ky çmim, njëherit është ndër më kryesorët që fiton kjo shfaqje, e cila deri me tani ka sjellë në Kosovë gjithsejtë 15 çmime ndërkombëtare e gjithashtu, e radhit shfaqjen “Aktori në kuti” në radhën e monodramave më të mira në botë dhe aktorin Mentor Zymberaj, njërin nga aktorët më të mirë.

“Çmimi Special” i fituar në THESPIS, njëherit hap rrugë që Kosova të anëtarësohet në rrjetin më të madh teatror, pos Forumit të Monodramave në Botë, në të cilin ka arritur të anëtarësohet me Festivalin Ndërkombëtarë të Monodramave në Kosovë, “MonoAKT”, para 4 vitesh./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›