Energji me vaj bimesh dhe kafshesh
Ne Shqiperi do te ndertohet impianti i pare per prodhimin e energjise me vajra bimore dhe shtazore. Gjate nje takimi te kryeministrit Berisha me perfaqesues te grupit industrial italiano-shqiptar "Green Energy" dhe "Marseglia Group", shefi i qeverise u njoh me projektin e tyre per te investuar ne fushen energjetike, pas nje studimi 1-vjecar qe kane bere ne tregun shqiptar. Ky projekt eshte i perbere nga dy pjese, njera prej te cilave parashikon ngritjen ne Shengjin te Lezhes te nje impianti per prodhimin e energjise me kapacitet 140 MW, me lende te pare vajrat me origjine bimore dhe shtazore. Pjesa tjeter e projektit parashikon ngritjen e nje parku per prodhimin e energjise nga era me nje kapacitet 290 MW ne Balldren te Lezhes. Pjese e ketij projekti eshte gjithashtu edhe ngritja e nje nenstacioni elektrik, qe do te sherbeje per shperndarjen e energjise se prodhuar ne rrjet. Vlera e ketij investimi arrin ne 400 milione euro, dhe perben nje investim teresisht shoqeror per ambientin. Perfaqesuesit e ketij grupi te njohur industrial per prodhimin e energjise se ketij lloji u shprehen gjate takimit me kryeministrin Berisha, se e moren vendimin per te hyre me kete investim te fuqishem ne vendin tone, per faktin se Shqiperia eshte shnderruar ne vendin me taksat me te uleta ne rajon, ka siguri te larte per investimet, ka nje sistem ligjor mbeshtetes e nxites dhe nje klime terheqese per biznesin. Nga ana e tij, kryeministri Berisha ka falenderuar perfaqesuesit e ketij grupi industrial qe zgjodhen Shqiperine per kete investim te madh ne fushen e energjise se rinovueshme dhe i siguroi ata se qeveria shqiptare do te ofroje sherbim administrativ e rregullues te shpejte e cilesor per realizimin e ketij projekti. E.P