Qeveria ul cmimin e ujit
Keshilli i Ministrave vendosi uljen e cmimit te ujit. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, qeveria miratoi tarifat e ujit te pijshem. Kryeministri Sali Berisha tha se tarifa e perdorimit te ujit ne shume raste eshte nen 1 euro, ne disa raste te tjera dalin mbi 1 euro, por mesatarja e tyre eshte 1 euro. Vendimi me percaktimin e tarifave per perdorimin e ujit, ka si qellim te vleresoje ekonomikisht ujin, kete pasuri kombetare, me synim zhvillimin e bizneseve te lidhura me te dhe disiplinimin e perdorimit te tij, duke i pajisur subjektet qe zhvillojne keto biznese, me leje perdorimi ose koncesionare, gje qe do te ndikoje dukshem ne rritjen e te ardhurave nga ky sektor. Nderkohe, vendimi parashikon qe te gjithe firmat qe duan te eksportojne uje te paambalazhuar drejt vendeve te tjera, se shpejti do te paguajne nje tarife prej 20 leke per meter kub. Sipas vendimit, tarifat e ujit siperfaqesor, pra uji i marre nga liqenet sic eshte ai i Bovilles, per ndermarrjet e ujesjellesve eshte propozuar qe te jene 0,05 leke/m3, cka do te thote se eshte ulur cmimi. Per ujin nentokesor tarifat jane propozuar te jene nga 0.08 ne 0.1 leke/m3, dhe ne kete rast eshte rritur. Ndersa per ndermarrjet e ujesjelles-kanalizimeve tarifat e propozuara jane 50 per qind me te uleta se ato te diskutuara ne keshillin kombetar te ujit, cka sjell qe te gjitha keto ndermarrje te paguajne per ujin ne burim nje vlere vjetore prej 20 milione lekesh. Per njesite tregtare tarifa e ujit eshte menduar te jete 35 leke/m3 dhe per pishinat te jete 40 leke/m3. Ndersa tarifa per ujin e ambalazhuar eshte propozuar te jete 20 leke/m3, kurse per pijet alkoolike dhe joalkoolike eshte propozuar te jete 2 leke/m3. Per ndermarrjet industriale, qe ujin e perdorin gjate procesit teknologjik tarifa eshte propozuar te jete 2 dhe 5 leke/m3 si per ujin siperfaqesor, ashtu dhe ate nentokesor. Investitoret e huaj, te cilet jane te interesuar te eksportojne uje te paambalazhuar nga Shqiperia drejt vendeve te tjera, do te duhet te paguajne 20 leke/m3. E.Prendi