E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhnin makina me rimorkiator

Nje person u arrestua dhe dy te tjere u shpallen ne kerkim nga policia, pasi dyshohet se jane autore te nje sere vjedhjesh te automjeteve
Elona Elezi
TIRANE - Nese fqinjet a njerez te rastesishem ju thone se rimorkiatori ju mori makinen, nuk eshte rasti te shqetesoheni vetem per gjoben e majme qe do t'ju duhet te paguani ne rastin me te mire, por mbase duhet dhe te frikoheni se ju "fluturoi" makina. Kjo forme e re e vjedhjes se automjeteve duket se i ka funksionuar me se miri nje grupi te strukturuar kriminal, qe dyshohet se vinin ne shenjester makina te ndryshme dhe me pas lajmeronin rimorkiatorin per t'i cuar ne destinacionin qe donin. Kjo eshte menyra qe kane zgjedhur hajdutet kryeqytetas te makinave per te arritur qellimin e tyre. Nje person u vu ne pranga, nderkohe qe dy te tjere jane shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se jane autore te nje sere vjedhjesh te makinave te ndodhura gjate koheve te fundit ne Tirane. Tre te dyshuarit si hajdute jane zbuluar rastesisht nga viktima e tyre e radhes, i cili ka dale ne ballkonin e shtepise rastesisht, kur ka pare nje terheqes makinash qe po rimorkionte makinen e tij tip "Wolsvagen". Pasi eshte hequr qafe nga drejtuesi i rimorkiatorit, Ledian Leka, i cili eshte pergjigjur se urdhrin per te marre makinen e ka marre nga "pronari i vertete", drejtuesi i rimorkiatorit eshte larguar se bashku me automjetin. Duke pare sjelljen e vendosur te shoferit te makines rimorkiatore, qytetari i demtuar ka lajmeruar specialiste te seksionit te vjedhjes se makinave. Pasi kane marre ne pyetje pronarin e makines se vjedhur, ata kane nisur punen per kapjen e autoreve, te cilet jane identifikuar dhe jane shpallur persona ne kerkim. Sipas burimeve zyrtare te ketij seksioni, mesohet se ata jane Armand Hasani dhe Erhand Orhani, te dy 25 vjec dhe me banim ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen "Bardhyl", jo shume larg nga rruga kryesore, ku Bardhyl Larushku, pronar i automjetit tip "Wolsvagen" ka dale rastesisht ne ballkonin e shtepise se tij dhe ka pare Leken, i cili po merrte ne rimorkiatorin e tij makinen. Pasi eshte shoqeruar ne komisariat per t'u pyetur per ngjarjen, shoferi i terheqesit ka mohuar te kete lidhje me vjedhjet. Por sipas burimeve zyrtare, mesohet se gjate kontrollit te tabulateve telefonike, ka rezultuar se ditet e fundit mes autoreve te dyshuar dhe atij ka pasur shkembime telefonatash ne ore te ndryshme te dites. Po sipas ketyre burimeve, mesohet se dy personat e shpallur ne kerkim dyshohet se jane autore te ngjarjeve te vjedhjeve te tjera ne kryeqytet, pasi menyra e vjedhjes me rimorkiator korrespondon dhe me shume raste te tjera. Burimet theksojne se kane te bejne me nje grup kriminal qe vepronte prej kohesh ne Tirane dhe se me prangosjen e tyre do te mund te zbardhen te gjithe rastet e tjera ende te pazbuluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›