Energjia BERZH i jep CEZ-it kredi 50 milione euro
50 milionë euro është kredia që BERZH i ka dhënë kompanisë “CEZ Shpërndarje”.
Kjo shumë do të shërbejë për modernizimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.
Gjithashtu, kjo kredi do të mundësojë rinovimin e rrjetit të shpërndarjes dhe përmirësimin e cilësisë në furnizimin me energji elektrike.
Kredia 12-vjeçare e korporatave është bashkë-financuar nga një hua paralele prej 50 milionë euro të siguruara nga Korporata Financiare Ndërkombëtare.
Ky investim do të sjellë një përdorim më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë, por edhe për një cilësi më të lartë të furnizimit me energji në të gjithë rrjetin kombëtar të vendit.
Investimi pritet të përfundojë plotësisht brenda vitit 2014. modernizimi i sistemit të shpërndarjes do të rrisë besueshmërinë ndaj shërbimit të kompanisë si dhe do të ulë humbjet në rrjetin e shpërndarjes.
Ndër të tjera, “CEZ Shpërndarje”, në programin e saj të modernizimit, ka planifikuar gjithashtu instalimin modern të rrjeteve të reja duke zbatuar një sistem të ri të faturimit me qëllim mbledhjen e të ardhurave të saj.
Gjithashtu, kredia e dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përdoret nga kompania ceke për rifinancimin e borxheve të saj.