Energjia, detajohet kontrata e re me CEZ
03/11/2011 Punëdhënësit e punëmarrësit kundër rritjes së çmimit. ERE nuk është vendosur për rritje
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Punës. Matësat nuk do të shihen më nga punonjësit e CEZ
Pranvera Kola
Punëdhënësit e punëmarrësit dalin kundër propozimeve të bëra nga operatorët e shpërndarjes për rritjen e çmimit të energjisë elektrike gjatë vitit të ardhshëm, pasi në janar do të hyjë në fuqi kontrata e re me kompaninë “ÇEZ”. Deklaratat janë bërë gjatë ditës së djeshme në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, ku është diskutuar ndryshimi i kontratës që do të ketë CEZ-i me konsumatorët familjarë dhe ata biznesit. Përfaqësuesja e ERE-s. Entela Çipa, ka pohuar se kontrata e re parashikon një sërë masash mbrojtëse për shmangien e abuzimeve që mund t’i bëhen konsumatorit, ndërkohë që forcon edhe detyrimet për kompaninë e shpërndarjes. Pas detajimit të ndryshimeve të plota që do të ketë kjo kontratë, kreu i Konfederatës së Organizmave të Punëdhënësve (KOPSH), Ismail Varoshi, ka kërkuar një rishqyrtim të kësaj kontrate, veçanërisht mbi politikat e çmimit, për të shmangur abuzimet që bëhen në kurriz të konsumatorit. Sipas tij, të gjitha kompanitë që veprojnë në vend, si në rrjetin e elektrikut, ashtu dhe në telefoninë fikse dhe celulare etiketohen si “hajdutë të licencuar”. Po të njëjtin linjë kanë përcjellë edhe krerët e sindikatave të punonjësve Kolë Nikolla dhe Gëzim Kalaja, të cilët kanë kërkuar që të mos pranohet rritja e çmimit të energjisë, e cila është bërë edhe objekt marrëveshje ndërmjet dy palëve për mosndryshim të çmimit gjatë këtij mandati. Kundrejt çmimit Çipa ka pohuar se nuk është vendosur asgjë dhe se gjithçka do të shqyrtohet nga bordi pas marrjes në shqyrtim të të gjitha ankesave apo pretendimeve të bëra në shifra konkrete. Ndonëse kërkesa e tri kompanive të energjisë – prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes – kanë paraqitur pranë entit propozimet për ndryshimin e çmimit, duket se ky ent do të jetë më shumë në krah të konsumatorit. Duke u ndalur tek elementet e reja të kontratës, Çipa pohoi se krahas ndryshimeve të tjera përmirësim kontrata ka pësuar edhe për procesin e ankimit ndaj faturimit të energjisë elektrike, ku për herë të parë i njihet e drejta çdo konsumatori të bëjë kërkesë ankimore për faturat që mendon se janë të parregullta dhe për matjet e parregullta ai dëmshpërblehet në 2 faturat pasardhëse. Sipas saj, penaliteti për pagesë të vonuar është zvogëluar nga 0.5% në ditë në 0.1% në ditë. Po ashtu me hyrjen në fuqi të kontratës së re kontrolli i sistemit të matjes të klientit do të realizohet nga një ent i pavarur i licencuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe jo më nga ÇEZ-i. Në mbledhje është diskutuar edhe për ndikimin e koncesioneve në hapjen e vendeve të reja të punës, politikat e Qeverisë për punësimin dhe për eliminimin e varfërisë dhe funksioni i dialogut social
Ndryshimet
- Mënyra e leximit të matësit do të jetë e re, ku përcaktohet një matje mujore dhe afati i dërgimit të faturës te konsumatori.
- Rregullim i është bërë edhe mënyrës së pagimit të faturës së energjisë, duke shtuar edhe bankën.
- I njihet e drejta e çdo konsumatori të ankimohet për faturat që ai mendon se janë të parregullta. Për një matje të parregullt konsumatori do të shpërblehet në 2 faturat pasardhëse.
- Përpunimi i dispozitës për heqjen dore nga kontrata ku është saktësuar se klienti nuk është mbartës i asnjë detyrimi jashtë afatit të njoftimit me shkrim të furnizuesit për heqjen dorë nga kontrata. Në këtë mënyrë konsumatori nuk është peng i veprimtarive të kompanisë.
- Përpunimi i dispozitës mbi përcaktimin e çmimit, duke evidentuar se çmimi, përbërësit e tij, struktura tarifore e ndryshme orare apo sipas nivelit të konsumit, i bëhen të ditur klientit në faturën e konsumit të energjisë elektrike.
Është përpunuar dispozita mbi penalitetet për pagesë të vonuar, ku është zvogëluar kamatëvonesa nga 0.5% në ditë në 0.1% në ditë për të ulur detyrimin financiar të konsumatorit.
- Është rishikuar edhe dispozita mbi ankimit për faturat dhe më konkretisht i faturave që rezultojnë dukshëm më të mëdha se faturimet mesatare mujore të tij (trefish më i lartë se mesatarja mujore e vitit).
- Parashikohet që për kilovat-orë të faturuar tepër dhe të pranuar nga furnizuesi apo ERE, bëhet zbritja në vlerën e faturës pasardhëse. Pra, vendoset një afat edhe për shlyerjen e vlerës së mbifaturuar.
- Kontrolli i sistemit të matjes së klientit do të realizohet nga një ent i pavarur i licensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.
Në rast të moszbatimit të standardeve të përcaktuara furnizuesi është përgjegjës për kompensimin automatik të klientit mbi bazën e kërkesës së tij.
Elementet e veçanta të kontratës
Kontrata e re për herë të parë parashikon edhe pezullimin e kontratës, çka do të thotë se, kur konsumatori lëviz jashtë vendit, për të mos përfunduar kontratën mund ta pezullojë atë përkohësisht. Në rastet kur nuk respektohet afati për vendosjen e matësit të rregullt, kjo përgjegjësi është e furnizuesit dhe faturimi i këtij afati do jetë 0. Për të vënë një barazi më të madhe mes palëve, krahas penaliteteve të konsumatorit në rast mospagese në kohë në kontratën e re është parashikuar që edhe furnizuesi do të paguajë një penalitet 0.1% në ditë në rast vonese në kompensimin e konsumatorit për faturat e parregullta.