Mbikëqyrja elektronike, ja kategoritë që përfitojnë
03/11/2011 Flet Ardit Hysa, këshilltar i Ministrit të Drejtësisë për Hartimin e Legjislacionit
Kaloi dje në mbledhjen e qeverisë. Përfitojnë arrestet në shtëpi , personat me dënim alternativ. Kjo lloj masë do të aplikohet më shume tek të rinjtë, tek të miturit në konflikt me ligjin
Ligji i mbikëqyrjes elektronike për të dënuarit alternativë që ka hartuar ministria e drejtësisë do të rrisë jo vetëm sigurinë në komunitet, por do të shkurtojë shpenzimet e buxhetit te shtetit dhe do të rrisë zbatueshmërinë e vendimeve të gjykatave. Në një intervistë Këshilltari i Ministrit të Drejtësisë për Hartimin e Legjislacionit shpjegon kategoritë që përfitojnë nga ky ligj.
“Kategoritë që përfitojnë janë qoftë personat që kanë masë sigurie të ndryshme nga arresti me burg qoftë personat me dënime alternative që do t’u aplikohet ky sistem. Ajo që është me e rëndësishme, është që ne do të mundohemi që kjo lloj masë të aplikohet me shume tek të rinjtë, tek të miturit në konflikt me ligjin për arsye se shpesh herë trajtimi në sistemin penitenciar nuk është mënyra me e duhur për t’i edukuar këta njerëz do të ishte e mirë që këto persona të ishin të përfshirë në aktivitetet e tyre të përditshme sociale, të bashkëvepronin me moshatarët e tyre, të shkonin në shkollë etj. kjo do të thotë se nuk do të ketë traumë në jetën e tyre, e cila do të kishte më shumë dëme së benefite.”
Hysa shpjegon gjithashtu edhe mënyrën e mbikëqyrjes së personave mbi të cilët do të aplikohet ky sistem duke theksuar se pajisjet janë shumë të sigurta dhe risku i largimit te të mbikëqyrurve është zero.
“Është një pajisje e cila vendoset në trupin e personit e cila është sa një orë dore, është diçka që mund të mbahet lehtësisht ose në dorë ose në këmbë, në të cilën koordinatat që jep pajisja në çdo kohë do të veprojnë me një hartë e cila ka të gjithë sistemin administrativ të Shqipërisë. Kjo gjë ul kohën e aplikimit dhe e dyta është se ka një favor shumë të madh pasi punonjësit e sallës operative do të shikojnë nëpër ekrane vendndodhjen e pajisjes dhe në momentin që personi do të dalë jashtë zonës së lejuar kjo konstatohet menjëherë nga salla operative dhe harta e tregon që personi nuk ndodhet në zonën e lejuar po ndërkohë edhe operatori i sallës ka edhe vendndodhjen e makinës së policisë, pra e di kush është patrulla më e afërt e policisë dhe e lajmëron për të shkuar dhe për të marrë të dënuarin me GPS. Pajisjet kane një lloj sistemi i cili ne zhargon quhet pajisje sistem antivandal dhe në momentin që tenton ta manipulosh ose dëmtosh pajisjen ajo sinjalizon menjëherë sallën”.
Janë rreth 300 persona nga Tirana të parët që do të përfitojnë nga mbikëqyrja elektronike pasi kryeqyteti do të jetë vendi i pare ku do të nisë zbatimi i këtij sistemi pasi edhe sallat operative të policisë janë gati. Sipas Hysës qëllimi kryesor i këtij ligji është riedukimi dhe rintegrimi në shoqëri i personave që mbikëqyren elektronikisht.
“Mënyra me eficente që të arrish në zbatimin e një vendimi është që personi të jetë një gardian i vetvetes, do të thotë qe personi te ketë vetëkontroll dhe ky është thelbi i mbikëqyrjes elektronike. Rritja e vetëkontrollit dhe përgjegjshmërisë së personit që iu aplikohet pajisja. synohet riedukimi nëpërmjet trajtimit të tyre në ambientin e tyre social ky është dhe thelbi i kësaj mase”- thotë Hysa.
Projekt-ligji për mbikëqyrjen elektronike u diskutua edhe me grupet e interesit ku morën pjesë përfaqësues të Gjykatës së Lartë, Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, OSBE-së EURALIUS dhe Ambasada Britanike dhe është hartuar me konsulencën e tyre.