E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët e Lepencit të Kaçanikut djegin flamurin maqedonas

Tifozët e klubit të futbollit Lepenci nga Kaçaniku, kanë djegur flamurin e Maqedonisë, gjatë ndeshjes së djeshme kundër Dritës së Gjilanit.

Reagimi vjen pas thirrjeve fyese dhe raciste të tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve në ndeshjen miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në qytetin e Prilepit.
Sipas mediave gjatë djegies së flamurit tifozët thërrisnin “Shqipëri Etnike”.

Flamuri maqedonas është djegur kohë më parë edhe në Prishtinë, pas publikimit të Enciklopedisë në Maqedoni e cila fyente shqiptarët.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›