E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia dhe arsimi pjese e diskutimit dhe vendimmarrjes se qeverise

Energjia dhe arsimi kanë zënë sërish një pjesë të mbledhjes dhe vendimmarrjes së qeverisë për këtë javë. Deri tani janë ndërtuar 72 hidrocentrale, 50 janë ndërtim dhe 150 të tjera janë në proces licencimi. Kryeministri Berisha kërkoi ndërhyrje në të gjithë legjislacionin përkatës në mënyrë që të lehtësohen edhe më tej procedurat e dhënies me koncesion dhe licencimit në fushën e energjisë duke vënë në funksion qendrën one stop shop.
Ky sektor është jetik për punësimin dhe një zhvillim ekonomik e të qendureshëm të vendit-theksoi kryeministri Berisha. Brenda një periudhe afro 5-vjeçare do të kemi 1420 megavat shtesë energji elektrike. 
Në mbledhjen e qeverisë u miratuan kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme, e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2012-2013. Vendimi parashikon 10 mijë e 45 kuota, çka shënon një rritje me 695 kuota krahasuar me vitin e kaluar akademik. Për aplikantët nga Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, janë parashikuar 400 kuota. Për ish të përndjekurit politikë, për të verbrit, komunitetin rom dhe ballkano-egjiptian janë planifikuar të jepen kuota të veçanta pranimi, në programe të ndryshme studimi të ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe të edukimit në distancë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›