Situata ne Siri Kryeministri shqiptar thirrje per nderhyrje nderkombetare

Kryeministri, Sali Berisha e vlerësoi si një goditje të rëndë dhe të merituar për regjimin e Asad në Siri, largimin nga vendi të kryeministrit Haib. Kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi të rëndë faktin që për shkak të Rusisë ende nuk po arrihet të ndërhyhet si në Bosnje, Kosovë apo Libi kundër regjimit diktatorial. Për kryeministrin Berisha, Asad nuk ka asnjë ndryshim nga ish-dikatori libian Gadafi
Kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë që përmes Ministrisë së Jashtme të çojë dhe ekipe mjekësh dhe infermierësh për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve në kufi.
Do të ishte e rëndësishme- theksoi Kryeministri,- që të krijoheshin zonat e ndalim fluturimit dhe korridoret e ndihmave humanitare. Zoti Berisha tha se qeveria shqiptare do të mbështesë cdo lloj ndërhyrje të komunitetit ndërkombëtar në mënyrë që t’i japë fund regjimit të Asadit.