E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Referendum për imunitetet, plehrat, reformën në drejtësi dhe kufirin

Tiranë- Partia Socialiste e ka cilësuar seancën e 6 Gushtit për kufizimin e imuniteteve për zyrtarët e lartë si dështim të forcës së kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se mosvotimi i djeshëm la të hapur shansin që të diskutohen edhe të tjera amendamente të reformës në Drejtësi të propozuar nga PS-ja.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj tha në një takim me gazetarët se debati që u mbajt ditën e djeshme në Kuvend ishte shterpë pasi dihej përfundimi.

Sali Berisha është tulla e fundit që na mban me të shkuarën dhe na ndan nga e ardhmja. Në përfundim fitoi argumenri kushtetutes. Është një proces pa kthim pas dhe të tjerat janë spekulime politike dhe se meritojnë debatin tonë-tha Xhafaj.

Sipas Zoti Xhafaj për kryeministrin kanë më rëndësi ato që i quajti teka autoritare të Zotit Berisha sesa mbeturinat që po mbysin çdo ditë qytetarët e këtij vendi, kur solli në vëmendje referendumin e mbetjeve i cili është kyçur në sirtar deri në Janar të vitit 2013. Sipas socialistëve ka vetëm një rrugë për të mbajtur referendum popullor për imunitetet: qytetarët të shprehën edhe për reformën në Drejtësi, për ligjin e importimit të mbetjeve dhe për marrëveshjen e kufirit me Greqinë.

“Ka një rrugë për referendum në respekt të nenit 177 të Kushtetutës, vendimit nr.25 të vitit 2009 të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Veencias të datësi 14 mars 2009. I vë atribute vetës mbi Gjykatën Kushtetuese, duhen 2/3 pra edhe votat e opozitës. Ne jemi dakord të shkojëm në një referendum popullor ku të shkojmë 4 çëshje madhore: Imuniteti thotë kryeministri, Reforma në Drejtësi, Ligji për Plehrat dhe Marrëveshja e kufijve me Greqinë. E kemi të freskët sjelljen e kamikazit të kryeministrit, Arben Ristanit teksa kundërshtoi kryrjen e referendumit për ndalimin e importit të plehrave. Kërkesa e mbi 50 mijë zgjedhësve e mbështetur nga shoqëria civile dhe e mbështetur nga ndërkombëtarët. Për një çështje ku ska vullnete dhe palë kundërshtare që me vullnetin e tij arbitrar ti vjedhë shqiptarëve taksat në nëj proces miliona eurosh,-tha Xhafaj.

Sakaq partia socialiste bëri thirrje që të nisë procesi përgatitor për reformën në drejtësi duke ftuar qeverinë që të mos paragjykojë amendimet e propozuara prej tyre. Kemi propozuar një sërë amendamentesh kushtetuese që do të forcojnë pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit për të barazuar njerëzit para ligjit. Jo një drejtësi për qytetarët dhe një tjetër për pushtetarët. Është momenti të nisë procesi përgatitor për shqyrtimin e tyre në sesionin e ardhshëm. Ftojmë kryeministrin ti shqyrtojë me kujdes dhe të mos i paragjykojë amendament tona,-tha Xhafaj i cili tha se kryeministri po kërkon të deformojë frymën dhe notat kushtetuese për një alibi politike në funksion të betejës së ardhshme elektorale.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›