E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani ne mbledhjen e KLD shpalos prioritetet

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e tij të rradhës, por e drejtuar për herë të parë nga Presidenti, Bujar Nishani. Gjatë kësaj mbledhje Presidenti Nishani duke qenë se zhvillonte seancën e parë në krye të këtij institucioni zgjodhi që të parashtrojë idetë se mbi çfarë bazash duhet që sipas tij të përqendrohet puna e përbashkët e KLD-së. Sipas tij, prioritet janë reformat në drejtësi.
“Sistemi gjyqësor, element i rëndësishëm KLD, ndaj kemi përgjegjësinë dhe angazhimin për të  për t`u përballur me sfidat e shumta që kemi përpara. Garantoj se Presidenti e KLD do të jenë në krah të gjyqtarëve”, vuri në dukje Nishani. Në vlerësimin e tij, gjykatësit duhet të jenë të lirë në ushtrimin e detyrës. Njëkohësisht, për Presidentin Nishani duhen paga më të larta për gjyqtarët. Në këtë takim u zgjodh dhe nënkryetarin e ri të KLD, Elvis Cefa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›