E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për mbetjet, debat pozitë-opozitë në Kuvend

Ligji për menaxhimin e mbetjeve është shndërruar në debat mes pozitës dhe opozitës në seancën e sotme të Kuvendit. Deputetët e maxhorancës theksuar se ligji është në përputhje me standartet e kërkuara dhe se importi i mbetjeve është plotësisht i menaxhueshëm dhe i kontrollueshëm.
Ndërkohë deputeti i PS-së, Blendi Klosi e ka cilësuar ligjin thjesht një qokë të radhës, bërë nga kryeministri dhe disa ministra për interesa klienteliste.
“Neni 49 i ligjit flet qartë që vendi do bëhet vend depozitimi i plehrave. Ligji hap vetëm dritare për t`u futur plehra në vend”- theksoi Klosi ndërsa shtoi se ato nuk janë lëndë e parë, por thjesht plehra që importohen.
Sipas tij treguesi i ndotjes është alarmant, krahasuar me normat e BE-së dhe një ndër shkaqet kryesore të shtimit të kancerit në vend.

Deputeti i PS-së i bëri thirrje të gjithë deputetëve që ndodhen në sallën e Kuvendit, të mos e votojë këtë ligj që do kthehet në gangrenë për Shqipërinë.

"Ky ligj ka ngjallur interesin e opinionit publik kudo që jetojë shqiptarët. Ky ligj është qoka e radhës që kryeministri i bën ndonjë klani klientelist. Ky ligj tregon se Shqipëria do të bëhet vend grumbullimi për plera, kërkohet që Shqipëria të bëhet depo plehrash. Është një ligj që në asnjë nen të tij nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave”, tha Klosi ndërsa shtoi se ligji duhet të kalojë në referendum, që të vendosin shqiptarët për të.

Duke theksuar se ligji duhet të kalojë në referendum në mënyrë që të jenë shqiptarët ata që të vendosin për të ai u kërkoi deputetëve të mos e votojnë ligjin pasi i dëmton të gjithë
 

“Plehrat janë kthyer në një gangrenë për Shqipërinë. Ky ligj duhet të jetë si asnjë tjetër, duhet të kërkojë referendum. Pse keni frikë nga opinioni shqiptar? Pse të mos i dëgjojmë para se të votojmë me kartonat që ata na i kanë dhënë në dorë? Votojmë një ligj që na ndikon të gjithëve. Deputetë mos e votoni ketë ligj, në emër të fëmijëve, prindërve e brzave që do vijnë. Mbase nuk do jeni më në listat për deputetë se Berisha nuk do ju lejojë, por është më mirë”, tha Klosi më tej.


I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi I kryetares së Kuvendit Topalli e cilia I bëri thirrje opozitës ta votojë ligjin për menaxhimin e mbetjeve. “Në emër të fëmijëve tuaj, ftoj opozitën që të votojë këtë ligj. Sa për mbetjen në Tiranë duhet t`i kërkoni llogari Ramës por ju nuk e bëni sepse ju bën kurban” ka theksuar Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›