E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani: Premtimi i Ramës për 300 mijë vende pune, mashtrim

Sipas Mejdanit, për t’ia arritur këtij qëllimi duhen të paktën 4 miliardë euro, teksa shton se nuk ka asnjë studim dhe projekt konkret për këtë qëllim.

“Pohimi ‘programor’ që në qeverisjen socialiste, brenda një mandati qeverisës, do të hapen 300 mijë vende pune, ashtu si në raste të ngjashme të dyanshme, më la një shije të hidhur, sidomos në kuptimin e seriozitetit të premtimit. Aq më tepër që nga premtime të llojllojshme, të bollshme dhe të mbushura me mashtrime “mrekullish qiellore”, na ka ardhur në majë të hundës në këta 7 vjet të qeverisjes së demokratëve! Një premtim i tillë nuk ka të bëjë fare me një studim apo prognozë serioze specialistësh”, shkruan Meidani në një shkrim autorial në “Panorama”.

Sipas tij, pengesë aktualisht mbetet kapitali fillestar, teksa shton se kushtet e krizës vështirësitë janë shtuar për të marrë kredi në bankë. “Një shifër e tillë punësimi, qoftë edhe për t’u realizuar pjesërisht, kërkon një program të detajuar dhe projekte konkrete. Mbi të gjitha, një strategji e fortë punësimi, mbështetur në një politikë të qartë makroekonomik, kërkon ndërhyrje të sforcuar qeveritare të tipit kejnesian. Pra ky premtim, për t’u realizuar kërkon mbështetje aleatësh, por edhe kontributin përfshirës e pjesëmarrës të spektrit politik opozitar. Kjo nuk mund të besohet të jetë e lehtë në një periudhë të parë të rotacionit politik”, përfundon ai. /Start/

                                                                                             2011-11-03 08:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›