Energjia e rinovueshme, Berisha: Objektivi yne

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ndodhet ne Itali ku eshte takuar me ministrin italian te Ekonomise, Claudio Scajola, i cili ritheksoi rendesine e Shqiperise si partnere e rendesishme e Italise ne zhvillimin e burimeve te prodhimit te energjise se rinovueshme.
Sipas njoftimit te Keshillit te Ministrave, ne takim eshte diskutuar per bashkepunimin dypalesh ne fushen e energjise."Mbeshtetja e qeverise italiane ndaj ketyre projekteve eshte e padiskutueshme, si dhe mbeshtetja per projektin e linjes se interkonjeksionit nenujor Shqiperi –Itali", u shpreh Scajola.Nga ana e tij Berisha shprehu "ambicien dhe objektivin e qeverise shqiptare per ta kthyer Shqiperine ne nje nyje strategjike per prodhimin e energjise se rinovueshme dhe eksportimin e saj".