"Konsesnus për Kushtetuesen", Moisiu Mejdani dhe Omari japin opsionet
Ndryshimi i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese në më shumë se 50% të saj, duket se ka ngjallur shqetësimin e politizimit të këtij institucioni. Ndërsa presidenti i republikës ende nuk ka filluar seleksionimin e kandidaturave për këtë post. ish-kryetarë të shtetit dhe konstitucionalistë, propozojnë që votimi i gjyqtarëve në Parlament të bëhet me konsensusin e maxhorancës dhe opozitës. Sipas ish presidentit Mejdani dhe juristit Luan Omari një shumicë prej 84 votash do të garantonte integritetin dhe profesionalizmin e anëtarëve të Kushtetueses.
Ndërkohë që ish presidenti Moisiu ka theksuar se nga ecuria e këtij procesi do të varet fati i Gjykatës Kushtetuese për 9 vitet e ardhshme.
Sipas ligjit themeltar të shtetit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dekretohen nga presidenti me pëlqimin e kuvendit, që do të thotë gjyqtarët votohen në parlament me shumicë të thjeshtë. Sipas rregullores së ndryshuar të parlamentit gjyqtarët e dekretuar nga presidenti para se të shkojnë të votohen në seancë plenare duhet të zhvillojnë një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të ligjeve.