Graciela dhe Hakiu për Jetmirin

11/02/10 14:35
Graciela gjen rastin dhe diskuton me Hakiun, ndërsa janë vetëm në dhomën e gjumit. Ajo duket sikur shfrehet për situatën e krijuar mes saj dhe Jetmirit e i tregon Hakiut ngjarjet më të fundit, ato që ndodhën një natë më parë. Graciela ankohet edhe se të gjithë duan të dinë mbi gjithcka dhe se e pyesin vazhdimisht se cfarë ka, gjë që asaj nuk i pëlqen, pasi disa gjëra duhet të jenë personale. Hakiu e këshillon që të ketë kujdes e të mos manipulohet prej askujt e ti peshojë gjërat drejt, pasi në këtë lojë do të dalin të mirat e të këqijat e cdokujt. Ata flasin gjatë për lojën e Jetmirit ndaj të tjerëve dhe të dy tregojnë situata të ndryshme ku janë përfshirë në lojën e tij. Hakiu i tregon Gracielës se qendra e thashethemeve nuk ka qënë Gjimi por Jetmiri e Gjimi ka qënë vec i manipuluar. Graciela habitet nga ky fakt, por Kika i shpjegon se përpara se të merrte vesh nga Gjimi për thashethemet e banorëve, ai më parë i kishte marrë vesh nga Jetmiri. Të dy banorët janë në një mendje se nuk duhen bërë thashetheme e të merren fjalët e të tejcohen tek të gjithë, por nëse dikush ka një problem me një banor tjetër, duhet ta zgjidhin mes tyre. Ata flasin se loja duhet bërë e ndershme dhe se këtë gjë ia kanë thënë edhe të tjerëve që në momentet e para kur filluan intrigat. Hakiu tregon se loja e pandershme ka bërë që ai të krijojë distancë me Mirin, ndërkohë që më parë e vlerësonte e rrinte me të. Ai thotë se është më e ndershme ta nominosh dikë si konkurent të fortë sesa të intrigosh për ta nxjerrë nga loja. Biseda për Jetmirin vazhdon gjatë mes dy banorëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));