Ekstradohet atentatori Djemve te rruges se Kavajes

Arsim Lita eshte denuar me 24 vite burg per vrasjen e Ilirjan Zhupanit dhe plagosjen e Ilir Boroves
Lita ishte arrestuar ne vitin 2003 nga policia gjermane ne Mynih ndersa u ekstradua dje
TIRAN- Atentatori i djemve te Rruges se Kavajes ekstradohet nga Mynihu i Gjermanise ku ishte arrestuar qe ne vitin 2003 per ekstradimin e tij drejt Shqiperise.
Arsim Lita i denuar nga Gjykata e Tiranes me 29 mars 2003 me 20 vite burg vrasjen mbetur ne tentative te Ilir Boroves dhe vrasjen e Ilirjan Zhupanit ngjarje e ndodhur me 7 nentor te vitit 2001 ne bulevardin Bajram Curri ne uren prane ATSH-se.
Ekstradimi i Lites u be i ditur dje zyrtarisht nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ne nje deklarim zyrtar te saj. Me date 14 janar 2011 rreth ores 1220 nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Mynihu i Gjermanise drejt vendit tone i Arsim Lites 33 vjec nga Kukesi Banues ne fshatin Domje te Tiranes.
Sipas Policise Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane me vendimin nr. 342 te date 29 mars te vitit 2005 eshte denuar me 24 vite burg per krimet e vrasjes vrasjes se mbetur ne tentative dhe Armembajtjes pa leje ndaj dy personave.
Ngjarja per te cilen eshte denuar dhe ekstraduar Lita i perket 7 nentorit te vitit 2001 kur Lita tentoi te vriste ne nje atentat Ilir Boroven i cili ndodhej ne sediljen e pasagjerit te nje automjeti qe drejtohej nga Ilirjan Zhupani.
Borova mbeti i plagosur kurse Zhupani mbeti i vdekur nga plaget e marra ne atentat. Sipas policise qe i referohet vendimit te Gjykates Lita akuzohet se ka tentuar ta kryeje kete veprim ne bashkepunim me dy persona te tjere te cilet sot e kesaj dite kane mbetur te paidentifikuar.
Nga hetimi qe kreu policia pas ngjarjes nje nga pistat e hetimit ishte se krimi qe kryer me pagese dhe se Lita nje nga autoret ishte paguar per te kryer krimin.
Madje dyshimet e policise ishin se autori i krimit punonte per llogari te grupit rival te Djemve te rruges se Kavajes. Me pare Ilir Boroves ne dy atentate te ndryshme i ishin vrare vellezerit Ervin dhe Ergys Borova krime qe sipas policise lidheshin me vrasjet e grupeve rivale. Mes ketij grupi dhe grupit rival nisi nje seri hakmarrjeje duke shenuar mes tyre pas ndarjes se grupit i cili me pare kishte funksionuar si nje i tille.
Nga kjo histori e nje seriali hakmarrjeje mes dy grupeve gjate viteve 1999- 2002 mbeten te vrare ne teper rreth 19 persona. Arsim Lita ishte arrestuar nga Policia Gjermane me 17 shtator te vitit 2003 ndersa ai ishte ne listen e personave ne kerkim. Pas me teper se shtate vite qendrim ne Gjermani Lita u ekstradua drejt Shqiperise per te vuajtur denimin per krimin e kryer ne Shqiperi.