E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne tregun e makinave nje i vdekur pese te plagosur

DURRS/ Shpejtesia ka bere qe nje makine te dale nga rruga dhe te plagose rende kater tregtare automjetesh qe ndodheshin ne zonen e tregut brenda rrjetave te telit. Dy prej tyre ndodhen ne reanimacion

DURRS - Kater tregtare automjetesh dhe dy persona te tjere jane aksidentuar nderkohe qe ndodheshin ne vendin e tyre te punes. Njeri prej tyre gjeti vdekjen pasdite pasi ishte ne gjendje te rende.


Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ndersa ne pranga ka perfunduar drejtuesi i automjetit qe perplasi kater shtetasit. Aksidenti ka ndodhur ne rrugen dytesore qe lidh fshatin Shenavlash me autostraden Tirane-Durres ne zonen ku ndodhet tregu i makinave.


Nje mjet Pezho me ngjyre blu me targa DR 3557 F qe i perkiste shtetasit Dashamir Kadiu ka qene duke udhetuar me shpejtesi dhe sipas deshmitareve okulare ne vendngjarje ka frenuar me frena dore gje qe ka bere qe mjeti ti dale jashte kontrollit.


Rrotullimi ne rruge dhe drejtimi i pakontrolluar me pas ka bere qe makina te caje rrjeten metalike qe kufizonte rrugen me pjesen anesore ku jane te ekspozuara automjetet dhe te plagose rende 4 persona tregtare makinash dhe qe sipas shokeve te tyre ne ate kohe po bisedonin.


Sipas njoftimit te policise te plagosur rende kane mbetur Ymer Idrizi 25 vjec Robert Tahiri 26 vjec Shpetim Metushi 45 vjec Fatmir Dollaku 50 vjec ky i fundit nderroi jete pasditen e djeshme. Dy prej te plagosurve jane ne reanimacion.


Deshmite


Shoket e te aksidentuarve qe kane bere edhe transportimin e tyre per ne spital thane se ne momentin e ngjarjes se rende shoket e tyre ishin jashte segmentit rrugor duke biseduar ne afersi te mjeteve te ekspozuara per treg kur makina ka frenuar papritur dhe ka care gardhin metalik me tela gabion duke i ngjeshur e plagosur rende ata.


Njerit prej tyre filloi ti dale shkume nga goja dhe sipas tyre kane qene 2 raste kur 2 prej tyre u ka shkuar gjuha ne fyt dhe jane detyruar qe tua nxjerrin ato mekanikisht me gishta per tu zhbllokuar frymemarrjen.


Nderkohe personi qe drejtonte mjetin qe shkaktoi aksidentin ka dale me veshtiresi nga mjeti pasi i qe deformuar dera gjate perplasjes dhe ashtu i gjakosur eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Ne kerkuam qe ti shkonim ne ndihme - thane tregtaret e makinave - por ai u tremb dhe kaloi e kerceu gardhin e larte dhe vrapoi neper ish-kenete.


Policia njoftoi pas 2 oresh se autori i aksidentit eshte ndaluar deri ne sqarimin e rrethanave te ketij rasti te rende qe rrezikoi jeten e shume njerezve te rastesishem ne afersi te vendit te aksidentit.


Policia


Ne vendngjarje kane shkuar eksperte te policise rrugore. Nga hetimet e para rezulton se shkak per aksidentin eshte bere shpejtesia e madhe e mjetit dhe shkelja e rregullave te drejtimit te tij. Per te zbardhur rrethanat e aksidentit policia ka shoqeruar drejtuesin e mjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›