E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, faturat pa kamatevonesa

Sektori i shperndarjes se energjise, ne kuader te privatizimit te plote eshte duke ndermarre disa reforma per te rritur nivelin e arketimeve. Familjaret, qe kane detyrime dhe qe nuk paguajne ne kohe energjine elektrike, nuk paguajne kamatevonesa ne sportelet e KESH. Mirepo, kjo nuk do te ndodhe me pas privatizimit, pasi kompania do te administrohet nga privatet dhe sigurisht qe nuk do te furnizoje konsumatoret qe nuk paguajne. Operatori i Sistemit te Shperndarjes eshte vene keto dite ne aksion per blerjen e detyrimeve, te cilat jane miliona dollare, nga te cilat 120 milione dollare jane para vitit 2000 dhe pjesa me e madhe e tyre eshte pa shprese arketimi. Detyrimet me te medha i kane konsumatoret familjare, te cilet i detyrohen KESH miliarda leke. Per kete qellim, Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH), ka filluar nderprerjen e te gjitha lidhjeve te paligjshme, si dhe te debitoreve ndaj faturave te energjise elektrike. Ne qender te kesaj levizjeje jane vene zonat kryesore te vendit, ku gjendet numri me i madh i konsumatoreve te energjise, si ne Tirane, Durres, Vlore, Fier, Berat, Elbasan, Lac, Lezhe, Kavaje etj., bene te ditur per ATSH-ne, burimet zyrtare te OSSH-se. Sipas ketyre burimeve, aksioni po kryhet ne bashkepunim me Sherbimin e Kontrollit te Energjise, me Policine e Rendit etj. Qellimi i nje aksioni te tille masiv, me shperndarje te gjere ne te njejten kohe, sipas OSSH-se, synon nderprerjen e lidhjeve te paligjshme te energjise elektrike, te debitoreve dhe sidomos arketimin e detyrimeve te prapambetura nga keto grupe. Si pasoje e konsumit te energjise nga konsumatore qe nuk e paguajne humbjet ne sistemin e shperndarjes, llogariten ne rreth 36 per qind. Kjo do te thote qe e gjithe kjo sasi energjie qe hyn ne sistem nuk paguhet. Edhe me pare, KESH ka prezantuar disa plane per grumbullimin detyrimeve te prapambetura. Nje nga keto ka qene licencimi i kompanive private per grumbullimin e detyrimeve, duke perfituar 20 per qind te vleres. KESH eshte ne proces ristrukturimi per kalim ne pronesi private, nderkohe qe zgjidhja e detyrimeve te prapambetura mbetet kusht per te siguruar nje privatizim te suksesshem. Nese qeveria gjeti nje zgjidhje kur privatizoi bankat shteterore, duke i kaluar kredite e keqija per menaxhim te nje institucion i pavarur dhe duke i kompensuar ato me bono thesari, per KESH ende nuk ka nje zgjidhje te ligjeruar. Nderkohe qe vetem detyrimet e pashlyera qe u takojne familjareve para vitit 2000 perfshijne pa shprese arketimi jane me shume se 140 milione dollare.

Privatizimi

Ministria e Energjetikes ka hapur tenderin per privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se KESH-it, permes procedures tenderuese me parakualifikim. Privatizimi i plote i shperndarjes pritet te perfundoje brenda shtatorit te ketij viti.

Kamatat

Te gjithe konsumatoret familjare, qe kane krijuar vonesa ne pagesen e faturave te dritave ne momentin e shlyerjes se detyrimeve nuk do te paguajne kamatevonesa. Sektori i shperndarjes se energjise nuk po e vjel kamaten, per te nxitur arketimin e energjise ne prag te privatizimit.

Aksioni

Operatori i Shperndarjes se Energjise ka nisur aksionin masiv te nderprerjes se energjise per ata qe nuk paguajne. Ne shenjester jane vene zonat kryesore te vendit, ku gjendet numri me i madh i konsumatoreve te energjise, si ne Tirane, Durres, Vlore, Fier, Berat, Elbasan, Lac, Lezhe, Kavaje etj.

Borxhi

Qeveria ende nuk ka ligjeruar nje zgjidhje per rregullimin e bilancit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes tani ne prag te privatizimit. Ne fillim te ketij viti u shlyen borxhet e ndermarrjeve shteterore, por ende nuk jane zgjidhur menyra e rregullimit te detyrimeve familjare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›