E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letersi, 8900 teste me probleme

Rreth 8900 teste dyshohet te kene probleme te karaktereve te ndryshme. Behet fjale per probleme qe lidhen jo vetem me kopjimin e maturanteve, por edhe me probleme teknike. Ne fakt, numri zyrtar i testeve me probleme, publikuar nga Ministria e Arsimit eshte 18, megjithate, eshte marre nje numer shume i vogel testesh-kampion per shqyrtim. Keshtu, numri i testeve te perzgjedhura rastesisht nga KOPOTED-i, (komisioni i MASH per shqyrtimin e testeve te dyshuara per kopjim), ishte vetem 63.

Duke pare dendesine e testeve te dala me probleme ne kampionet qe ka zgjedhur Ministria e Arsimit, mund te behet edhe nje llogaritje e perafert se sa teste mund te dalin me probleme ne totalin e tyre. Keshtu, nese ne 63 teste te shqyrtuara kane dale 18 me probleme, afersisht i bie qe ne 31180 teste ne total te letersise, te kene probleme te llojeve te ndryshme, rreth 8900 te tilla. Ne fakt, shumekush mund te mendoje se nuk mund te behen llogaritje te tilla. Por, e verteta eshte se, nisur nga dendesia e testeve, mund te merret nje mesatare qe te nxirret konkluzioni. Sipas KOPTED-it, komisioni i Ministrise se Arsimit per shqyrtimin e testeve te dyshuara per kopjim, masat e marra per nxenesit kane qene ulje pikesh te rezultatit deri ne mosnjohje te rezultatit. Ndersa per administratoret jane marre masa "Verejtje" dhe "Verejtje me paralajmerim". Keshtu, per nxenesit, testet e te cileve kane rezultuar me disa pergjigje te njejta u jane zbritur piket ne ate pyetje. Kane qene 7 nxenes te tille. Per nxenesit qe kane rezultuar me te gjitha pergjigjet te njejta, nuk u eshte njohur rezultati. Te kjo kategori kane hyre 6 nxenes.

Masat

Pervec nxenesve te penalizuar, masa jane marre edhe per administratoret, te cilet ose kane ndihmuar maturantet te kopjojne, ose kane qene te pavemendshem ne provim. Keshtu, per 12 administratoret e provimit, nxenesit e te cileve kane rezultuar me teste me pergjigje teresisht apo pjeserisht te njejta, eshte ndermarre masa "Verejtje" dhe "Verejtje me paralajmerim". KOPOTED ka konsideruar si teste te rregullta ato teste qe nuk kane pasur probleme te karakterit teknik dhe qe nuk kane rezultuar te jene plotesisht apo pjeserisht me pergjigje te njejta (te kopjuara) ne zhvillimin e tyre. Nderkaq, teste te parregullta ato teste qe kane rezultuar me nje pergjigje te kopjuar jane konsideruar ato teste, te cilat kane pasur nje ose disa pyetje te testit me zhvillim te njejte. Gjithashtu, te tilla jane konsideruar edhe testet me probleme teknike, per shembull ku jane rrethuar te gjitha alternativat, ku ka pasur shenja dalluese, apo ku ka pasur disa ngjyra. Sipas Ministrise se Arsimit, komisioni i MASH ka verifikuar sivjet nje numer shume me te vogel testesh me probleme se ne Maturat 2006 dhe 2007. Po sipas MASH, "numri me i vogel i testeve te dyshuar per kopjim, zvogelimi i problemeve teknike, numri me i vogel i masave te marra ndaj administratoreve te provimit, tregojne rritjen e korrekteses.

63 Teste Te provimit te pare me detyrim Letersi, jane marre ne shqyrtim nga komisioni i posacem per shqyrtimin e testeve te dyshuara per kopjim, KOPOTED. Nga keto, jane dhene masa per 18 teste gjithsej

3 Nota Me lart kane marre maturantet sivjet, gjate provimit te letersise. Ky ka qene rasti ekstrem, pasi ka pasur edhe maturante, qe u eshte perputhur nota me mesataren e Letersise gjate 4 viteve te shkolles se mesme

88 Maturante U ndeshkuan gjate vitit te kaluar per shkak se kane pasur probleme me testet. Behet fjale per kopjim, por edhe per parregullsi teknike te tyre. Shume maturante kishin marre deri ne 2 nota me shume se mesatarja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›