Kur “ustallaret” nuk kane cekic...
Finalja e djeshme mes Gjermanise dhe Spanjes, pervecse dy emrave te medhenj te skenes boterore, ishte edhe nje fare perballjeje mes “ustallareve” dhe “cirakeve”. Natyrisht, te dyja Kombetaret jane te mbushura me lojtare qe ndeshen ne kompeticionet me te rendesishme evropiane me klubet e tyre, por kur behet fjale per Gjermanine dhe Spanjen, menjane koeficientet e basteve, flitej per Golian dhe Davidin. Gjermania, mbreteresha e Evropes, 3 tituj kontinental, dje ka pare sesi Spanja-David i ka hedhur ne tapet armaten e pancerave te Hoakim Levit. Luis Aragones dhe njehere zbriti ne fushe nje formacion fitues, fundja sic e kemi pare gjate gjithe kampionatit, pasi Spanja eshte e vetmja skuader e pamposhtur ne Euro (kujtojme Gjermania eshte mundur nga Kroacia ne ndeshjet ne grup me rezultatin 2-1). Te shihje 90 minnutat e djeshme ishte apo ajo Spanje qe shkaterroi dy here Rusine, Suedine, Greqine (me rezervat), Italine (pas gjuajtjeve te 11-metershave) dhe se fundmi Gjermanine. Tre tituj perballe nje te vetmi. Spanja merr trofeun e dyte kontinental duke luajtur futboll, dhe te bukur madje. Luksi per te pasur nje mesfushe aq produktive dhe nje sulm ku mungesa e David Vijes ne finale nuk u ndje fare, i jepte Aragonesit besim, por natyrisht “dhelpra plake” e ketij Evropiani, e dinte se duhej grinte per t’ia hedhur paq me “panterat”. Vetem 600 sekonda ishte Gjermania dhe pastaj Spanja, Spanja dhe vetem Spanja. “Ustallaret” kishin humbur cekicin.
Je. Se
Je. Se