E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, gati instalimi i 71 mije matesve

KESH eshte gati te kryeje instalimin e 71 mije matesve te fundit per konsumatoret. Sipas njoftimit per shtyp te Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare, eshte kontraktuar sasia e fundit te 60 mije matesve te rinj elektrike per konsumatoret familjare dhe 11 mije mates per bizneset si dhe ka gati skemen e instalimit te tyre, por kerkon njekohesisht bashkepunim te menjehershem me konsumatoret. Tashme te gjithe konsumatoret duhet te perfundojne lidhjen e kontrates me KESH-in si dhe pagesen perkatese, me qellim qe t'u vendosen matesit e rinj elektrike. Per cdo konsumator qe nuk do te permbushe detyrimet, do te zbatohen procedurat e parashikuara ne ligj, deri ne moslidhje apo prishje te kontratave ekzistuese, bene te ditur burimet zyrtare te KESH-it. Procesi i vendosjes se matesve te rinj nisi ne vitin 2006, por ai u shoqerua me mjaft probleme, duke ndikuar direkt ne rritjen e nivelit te vjedhjes se energjise elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›