Prite 24-vjecarit, sulen me arme ta vrasin
Nje 24 vjecar nga Shkodra mbeti i plagosur rende me arme zjarri naten, duke u gdhire dita e djeshme, nderkohe qe policia eshte vene ne kerkim te autoreve te kesaj ngjarjeje. Ngjarja me pasoje plagosjen e 24 vjecarit Elvis Peraj, banues ne komunen Rrethina, ndodhi ne aksin rrugor Shkoder-Koplik, prane vendit te quajtur Shtoj i Ri. Nga hetimet e policise rezulton se i riu ka rene ne nje prite te organizuar nga disa persona, te cilet kane hapur zjarr ndaj tij. Te njejtat burime thane se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti qe i plagosuri ka pasur me nje grup tjeter kohe me pare, ne nje nga lokalet e qytetit te Shkodres.