E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punesim ne Itali, si perfitojne shqiptaret

Qytetaret shqiptare te cilet deshirojne te punesohen ne Itali gjate vitit ne vazhdim, nga mengjesi i sotem mund te nisin aplikimin permes internetit. Zyrtarisht, sot hapen procedurat per aplikimin on-line te 80 mije punetoreve sezonale ekstrakomunitare ne Itali. Emigrante nga rreth 15 vende do te kene mundesi te punesohen perkohesisht ne kete vend, ku mes tyre dhe shume shqiptare. Per te gjithe te interesuarit shqiptare qe duan te emigrojne ne menyre legale ne Itali, jepen me poshte detaje dhe menyrat, data, kategorite si dhe si te aplikosh on line. Aplikimi zyrtar do te filloje ne oren 08.00 te dites se sotme (28 janar 2007), dhe behet fjale per disa procedura informatike tashme te eksperimentuara ne fundin e vitit te kaluar. Te interesuarit, mund te gjejne gjithe te dhenat e nevojshme si dhe formularet per aplikim ne adresen zyrtare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›