E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi vrasje, kapet pas kerkimi

Policia e Malesise se Madhe arrestoi dje nje 30 vjecar, i cili kerkohej per tentative vrasjeje. Cesk Nacaj, banues ne komunen Kelmend u arrestua gjate tentatives per te kaluar kufirin malazez. Ngjarja ndodhi tre dite me pare kur sipas policise Nacaj ka qelluar me arme automjetin qe drejtohej nga 38 vjecari Luigj Bunjaj, banues ne Kelmend. Ky i fundit, qarkullonte nga fshati Nikc ne drejtim te Tamares kur ndodhi ngjarja. Ne hetimet e para te policise rezulton se ngjarja ka ndodhur pas nje grindjeje mes paleve per motive te dobeta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›