E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, i siguruar vetëm importi për dhjetorin

 Përveç rritjes së çmimeve, qytetarët mund të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike gjatë këtij dimri. Drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo, shprehet se pavarësisht se është siguruar importi i energjisë për dhjetorin, më tej situata paraqitet problematike, pasi mungesa e reshjeve ka krijuar probleme për të gjithë rajonin.

Duke folur për hidrocentralin që mban peshën më të madhe të furnizimit me energji të vendit, atë të Fierzës, Zeqo u shpreh se rezervat ujore kanë shënuar rënie, si pasojë e rritjes së konsumit dhe periudhës së gjatë pa reshje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›