29 nëntori, Meta: Qëndrimi i PD-së është i gabuar, historia nuk i toleron emocionet

Ilir Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar traditën e festimit të ditës së çlirimit me 29 nëntor. Kreu i kësaj force politike dhe përfaqësues të tjerë të saj ishin sot tek varrezat e dëshmorëve për të shprehur nderimet e tyre të dëshmorët e luftës për çlirim. Meta tha se në këtë pikë ata nuk pajtohen me Partinë Demokratike duke theksuar se qëndrimi i demokratëve nuk mbështetet tek faktet.
Është qëndrimi i tyre dhe ne nuk pajtohemi sepse ne mendojmë dhe besojmë që datën e atyre që kanë luftuar nuk mund ta vendosin gjenerat e mëvonshme dhe partitë politike. Faktet tregojnë se 29 nëntori është shënuar si Dita e Çlirimit të vendit dhe absolutisht nuk duhet që emocionet politike të ngarkohen mbi historinë sepse nuk i bëjnë mirë as politikës dhe as historisë, u shpreh kreu i LSI-së.
Meta ka nënvizuar se historia nuk i toleron emocionet politike dhe duhet të jemi realist dhe historia nuk bëhet përditë apo çdo katër vjet. Më tej ai shtoi se vlerëson PS-së për qëndrimin mbi 29 nëntorit.