E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë bënë shqiponjat, se prishin dot lepujt

Vargje nga Arben Duka

Nuk e di pse lehin,

Këta zabrahanë,

Kur ende janë gjallë,

Mijëra partizanë!

Ata e dinë datën,

Kur çliruan vendin,

Sndryshon sikur qentë,

Kaq ta bëjnë dhëmbin!

Historinë se bëjnë,

Kurrë tradhtarët,

Atë e kanë shkruar,

Me gjak fitimtarët!

Duan apo sduan,

Këtu sharlatanët,

Fitimtarët janë,

Vetëm partizanët!

Le të thyejnë buste,

Dhe pllaka mermeri,

Komandanti tyre,

Ishte veç Enveri!

Dikush mund të thotë,

Më zu nostalgjia,

Çtë të them idiot,

Kjo është historia!

Historia shkroi,

Të mirin të ligun,

Ballistë e zogistë,

Ishin me armikun!

Veç nga partizanët,

Jemi në një listë,

Me koalicionin,

Mbarë antifashistë!

Nuk ka lindur burrë,

Në gjithë rruzullimin,

Të ndryshoj këtu,

Datën e çlirimit!

Çfarë bënë shqiponjat,

Se prishin dot lepujt,

Dhe NJËZET E NËNTA,

Do jetë për gjithë shekujt!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›