Energjia, import edhe në mars
16/02/2012 Situata e rëndë e motit detyron Korporatën të blejë energji edhe muajin tjetër
Zeqo: Jemi duke biseduar për të rritur importin. Kemi mungesë në rezervën e energjisë
Pavarësisht problemeve energjetike me të cilat përballet aktualisht rajoni, KESH do të rrisë importin e energjisë, me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin dhe garantimin e furnizimit me energji. Në një intervistë të dhënë dje Drejtori i përgjithshëm i Korporatës, Engjëll Zeqo, theksoi se po kontaktohet me vendet e rajonit për sigurimin e kontratave të importit, pasi për shkak të ngricave, prurjet e ujit në kaskadë kanë rënë ndjeshëm. “Në këto momente jemi duke u përballur me prurje të ulëta në lumin Drin, pasi për shkak të ngricave dhe dëborës kemi prurje rreth 50 m3/sek duke sjellë një rënie të ndjeshme në nivelin e Fierzës. Ne jemi duke biseduar për të rritur importin, që do të vazhdojë edhe në muajin mars, pasi në kushtet në të cilat jemi kemi goxha mungesë në rezerva apo nivelin e ujit në Fierzë”, deklaroi Zeqo. Ndërkohë mësohet se KESH ka marrë para dy ditësh fondin e kontigjencës prej 2 miliardë lekësh që qeveria dha për importin e energjisë. Për të përmirësuar gjendjen financiare në të cilët ndodhet KESH-i, mësohet se brenda pak ditësh “CEZ shpërndarje” pritet të finanlizojë marrëveshjen me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të kthyer një pjesë të borxhit, që kjo kompani ka ndaj KESH-it. Në kushtet e rënda klimaterike dhe kur prodhimi i energjisë është në nivele minimale, negociatat mes CEZ-it, Entit Rregullator të Energjisë dhe KESH-it janë intensifikuar, me qëllim arritjen e një marrëveshje në dobi financiare të Korporatës. KESH është aktualisht në gjendje të rëndë financiare dhe i duhet të importojë energji nga vendet e tjera, megjithëse në një nivel më të ulët se ai që importon CEZ-i. Sipas drejtuesve të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, mësohet se javën që vjen pritet që CEZ ti shlyejë KESH-it një borxh prej 4 miliardë lekësh. Megjithatë, marrëveshja nuk është bërë ende zyrtare dhe pritet që të zbardhet gjatë ditëve në vijim. Kjo ndihmë financiare pritet të ndihmojë financiarisht Korporatën, ndërsa qeveria i ka dhënë një fond prej 2 miliardë lekësh, me qëllim blerjen e energjisë për të mos pasur kufizime. Pak kohë më parë qeveria vuri në dispozicion 4.5 miliardë lekë garanci, që KESH-i të merrte kredi nga bankat për të paguar faturat e importit. Por edhe një situatë e tillë nuk i dha zgjidhje situatës. Rezervat hidrike ndodhen në pikën e tyre minimale, dhe kjo situatë ka detyruan KESH-in të bëjë importe të mëdha dhe me kosto të lartë, ndërsa CEZ-i dhe OST-ja kanë shtuar kufizimet.
Konsumi
Konsumi ditor i energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve të ftohta ka arritur në 26 milionë kWh. Aktualisht, KESH-i prodhon 15 milionë kWh energjie në ditë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga importi ditor që realizohet nga korporta dhe nga kompania ÇEZ. Kjo sasi është rreth 5 milionë kWh më shumë se ajo e një viti më parë, e cila, duke pasur parasysh situatën e rëndë hidrike, po rëndon buxhetin e shtetit.
Situata e vështirë me reshje bore dhe ngrica të shumta në zonën e veriut ka bërë që niveli i liqeneve të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin të rëndohet së tepërmi. Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, dita e djeshme regjistroi nivelin 258 metra e 31 centimetra në Fierzë dhe prurjet anësore ishin vetëm 20 metër kub ujë në sekondë. Aktualisht liqeni është 16 metër larg pikës së vdekjes, kur turbinat nuk punojnë.
Pothuajse e gjithë zona Verilindore e vendit pa drita. Moti keq pengon ndërhyrjen
Ndërprerja e energjisë, ÇEZ: Bora bllokon riparimin në rrjet
Dhjetëra fshatra në zonat malore ngelen pa energji elektrike, për shkak të defekteve dhe pamundësisë për ti riparuar. Drejtues të ÇEZ deklaruan dje se në Tropojë, Shkodër apo dhe Korçë ka fshatra që nuk furnizohen me energji për shkak të defekteve, ndërsa ajo nuk mungon, pasi çdo ditë hidhen në rrjet rreth 26 milionë kilovat orë. "Kemi një pjesë të vogël abonentësh në grykën e Valbonës, kemi një numër të vogël abonentësh në komunën Pult e Shalë. Te gryka e Valbonës është pothuajse e pamunduar vajtja. Problematikë kemi në zonë e juglindjes, në disa fshatra të thella të komunës së Moglicës, ndërkohë që po përpiqemi ti furnozjmë sot të gjithë. Probleme kemi dhe në disa fshatra në malësinë e Librazhdit", shprehet drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, Admirim Lakra. Përveç këtyre zonave që janë problematike dje edhe qarku i Kukësit ishte në terr. Për shkak të kushteve të këqija të motit pësoi një defekt linja 110 kv Fushë Arrëz-Kalimash. Sipas kompanisë ÇEZ, një grup punonjësish të avarive tashmë ka mbërritur në vend dhe është duke punuar për të risjellë furnizimin me energji elektrike. Mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes vazhdonin të ishin pa drita qyteti i Kukësit, Krumës, si dhe zona e Kalimashit. Ndërkohë, stafi i kualifikuar është i gatshëm për të ndërhyrë, por rrugët janë të bllokuara. Sipas “ÇEZ Shpërndarje”, për të furnizuar duhet ndihma e mjeteve borëpastruese. "Kryesorja e problematikës është dëmtimi i shtyllave, dëmtimi i përcjellsave nga moti i keq. Ajo çka e bën më të vështirë punën, është mungesa e komunikimit ndërmjet rrugëve, ku është tepër e vështirë të hysh në këto zona",- tha Lakra. Për të ndihmuar në këtë situatë emergjente, ÇEZ ka ngritur shërbime 24 orëshe në të gjitha zonat, por konsumi i energjisë po rritet dita ditës, çka dhe rëndon rrjetin shpërndarës. "Lidhur me situatën emergjente që po kalojmë dhe situatën e pazoktë të motit, nga ana e “ÇEZ Shpërndarja” është ngritur Shtabi Qendror i Emergjencës dhe në të gjitha rajonet e vendit janë ngritur shtabet lokale të emergjencës, të cilat bashkëpunojnë me pushtetin vendor. Rreth 2 mijë vetë janë të dedikuar në mirëmbajtjen e rrjetit dhe në riparimin e avarive në këtë periudhë, ku punohet në 24 orë", shprehet Lakra. Furnizimi me energji ka njohur dhe një tjetër problem gjatë kësaj jave. Kërkesa për energji dhe problemet në të gjithë rrjetin e Ballkanit janë shtuar, çka vështirëson mundësitë për blerje në rajon.