Marko Bellos i thyhet makina,burg hajdutit të Spiro Kserës
16/02/2012 Deputetit social i thyejnë xhamin, i marrin disa sende. Në burg i riu që vodhi shtëpinë e ministrit
TIRANË- Deputeti socialist Marko Bello e gjeti dje në mëngjes të dëmtuar makinën e tij, ndërsa gjykata e Tiranës la në burg hajdutin që grabiti shtëpinë e ministrit Spiro Ksera. Për dëmtimin e makinës personale të Bellos, blutë e kryeqytetit thanë se ishte thyer xhami i pasëm, ndërsa hajduti i shtëpisë së Kserës ishte filmuar nga kamerat e pallatit.
Makina e Marko Bellos
Policia e Tiranës bëri me dije dje se makina e Bellos me targa TR 0402, u dëmtua në garazhin e pallatit të tij, mbrëmjen e së martës në rrugën “Komuna e Parisit”. Ndërkaq, mësohet se automjetit të Marko Bellos i është thyer xhami i pasëm, ndërsa autorët u larguan, duke i grabitur disa sende personale. Autorët kanë përdorur të njëjtin mekanizëm dhe me dy automjete të tjera të parkuara në të njëjtin vend. Burime të policisë Tiranë bëjnë me dije se në të tre automjetet janë arritur të merren telefona, aksesore dhe të gjitha sendet personale të pronarëve të automjeteve. Deputeti i Partisë Socialiste ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, pasi i është thyer xhami i pasëm i makinës. Polica menjëherë pas njoftimit ka nisur hetimet, nëse incidenti ka lidhje me deyrën që mban Bello apo është një grabitje rastësore. Paraprakisht dyshohet se hajdutët nuk kishin dijeni për pronarin e mjeteve, pasi kanë vepruar në grup dhe shpejt.
Shtëpia e Spiro Kserës
Ditën e djeshme Arbër Shiqerukaj, 24 vjeç, i cili akuzohet si autor i grabitjes së apartamentit të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Pirro Ksera, u në “arrest me burg” nga gjykata e Tiranës. Në seancën gjyqësores, prokurorja Alma Muça i tha gjykatës se të riut i janë sekuestruar disa sende personale të familjarëve të ministrit, që për rjedhojë të krijojnë dyshime se ai është autor i grabitjes. Kësaj prove, i shtohen dhe disa pamje filmike të sekuestruara në pallatin e Kserës, në të cilat 24-vjeçari shfaqet duke hyrë dhe dalë nga pallati. Ndërkohë që prokuroria në sallën e gjyqit ka bërë me dije dhe një rast tjetër, ku i riu ka grabitur në rrugë çantën e një gruaje. I pyetur nga gjykata rreth këtyre dy rasteve, Shiqerukaj ndryshe nga ç’kishte deklaruar në polici ku pranonte autorësinë e grabitjes së ministrit Ksera, ka hedhur poshtë akuzën për këtë rast duke pranuar vetëm atë të grabitjes së çantës së gruas në rrugë. Por gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg.
I kërkon 1 milionë lekë
Genc Pollo padit në gjykatë
Taulant Ballën për shpifje
TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla u padit dje për shpifje në Gjykatën e Tiranës nga Ministri i Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo. Ky i fundit kërkon dëmshpërblim 1 milionë lekë nga Balla, ndërsa padia e Pollos ka të bëjë me disa deklarata të deputetit socialist në Parlament, në tetorin e vitit të kaluar. Aty deputeti Balla e akuzoi ministrin Pollo për abuzim me detyrën, marrje ryshfeti dhe favorizim në dhënien e lejeve për fibrat optike në vend. “Sa është shuma e ryshfetit që ke marrë? Unë po të them 1.2 milionë euro. A ke llogari bankare në një bankë arabe në Qipro?”-ishin disa nga deklaratat e Ballës, për të cilat Pollo pretendon së janë të pavërteta. Padia është regjistruar në datën 13 shkurt në Gjykatën e Tiranës, me numër 8495. Si palë paditëse në këtë padi është Genc Pollo, ndërsa si palë e paditur deputeti i PS-së, Taulant Balla. “Shpërblim i dëmit jashtëkontraktor në masën 1 000 000 lekë”-thuhet në objektin e padisë. Në Gjykatën e Tiranës kjo padi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatime Decolli, ndërsa data e seancës së parë gjyqësore ende nuk është përcaktuar.