Vilanova: Po të isha -18, do të dorëhiqesha

Tito Vilanova ka dalur sot në një konferencë për shtyp para ndeshjes për kupë ndaj Malagës.
Trajneri i Barcelonës tha se do të jetë e vështirë për skuadrën e tij ndeshja e dytë brenda pak ditësh ndaj një skuadre si Malaga. Vilanova foli edhe për epërsinë e Barcelonës në La Liga ndaj Real Madridit.
"Nëse unë me skuadrën time do të ishim në këtë periudhë në -18 pikë ndaj Real Madridit, unë do të dorëhiqesha ose skuadra do të më largonte. Ajo çfarë tha Di Maria se Reali është mbrapa për titull për shkak të gabimeve të gjyqtarëve, mendoj se nuk është një deklaratë serioze e tij, ndoshta qesharake. Epërsija jonë është se kemi një skuadër fantastike dhe se luajmë me maksimumin tonë" deklaroi Vilanova./Indeksonline/