Te Man United, kthehen dy, mungojnë dy të tjerë

Wayne Rooney dhe Luis Nani do të jenë në fushë në ndeshjen që Manchester United do të zhvillojë ndaj West Hame në kuadër të FA Cup.
Por rikthimi i dy yjeve të kësaj skuadre do të "kufizoj" lumturinë te kjo skuadër pasi që do të mungojnë Vidic dhe Ashley Young.
Vidic dhe Young pësuan lëndime në ndeshjen ndaj Liverpoolit duke mos qenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme në FA Cup.
Thuhet se dy lëndimet e lojtarëve nuk janë serioze dhe se mund ti bashkohen skuadrës në ndeshjen e vikendit në Premierligë./Indeksonline/