Engel: Ceshtja e emrit te zgjidhet me kompromis

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel deklaroi se cështja e emrit duhet të marrë kompromisin e Shkupit dhe Athinës.
"Konflikte si ky duhet të zgjidhen me kompromise, që të mundemi të vazhdojnë më tutje me gjëra më të rëndësishme. Nuk më gëzon vetoja që Greqia e vendosi për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën e NATO-s në Samitin e Bukureshtit”, tha Engel në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Kongresmeni demokrat në Nju Jork, Engel theksoi se, shpreson që Greqia dhe Maqedonia do të kenë aftësi për t’i zgjidhur problemet.