NATO ftesë Maqedonisë pas zgjidhjes së emrit

NATO është e gatshme të ftojë Maqedoninë t’i bashkangjitet NATO-s menjëherë pas zgjidhjes së cështjes së emrit, deklaroi zëdhënësi i NATO-s Xhejms Apaturaj.
Lidhur me kontestin e emrit mes Shkupit dhe Athinës, Apaturaj theksoi se nuk ka njohuri se deri më tani është arritur progres në angazhimet për zgjidhjen e kësaj çështje.
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski,është takuar dje në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jap de Hop Shefer. Në këtë takim është biseduar për procesin e integrimt të Maqedonisë në NATO.