E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel: Dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Dhuna e ushtruar ditën e djeshme në demonstratë është dënuar ashpër edhe nga anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, Eliot Engel. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut.

"Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetëve dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave", tha Engel. Ai ka shtur se të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të shprehin mendimet e tyre, ndërsa dhuna e ushtruar është për të ardhur keq. Njëkohësisht kongresmeni Engel u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të tërhiqen menjëherë nga tensione të tilla tejet të dëmshme dhe t`i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›