Meta: Pushteti nuk merret me dhunë, zbardhje të ngjarjes
Kreu i LSI-së Ilir Meta në një deklaratë për shtyp, dënon demostratën e zhvilluar dje, në 21 janar, duke bërë përgjegjës kreun e opozitës Edi Rama i cili do të marr pushtetin me dhunë dhe të rrëzojë qeverinë me dhunë .
“Një dite më parë në 20 janar, i kemi dërguar drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit ku behet e qartë se nga strukturatat e LSI-së në disa qarqe në kuadër të përgatitjeve të demostratës të perfaqësuesve të opozitës po organizojne grupe me eksponente të njohur për të sulmuar me mjete te forta. Ajo që ka ndodhur dje nuk është surprizë. Edi Rama ndersa donte te rrezonte një qeveri legjitime, pasi u përpoq të blinte deputetë te maxhorances me deputetë të blere, duke qënë në fundin e tij si politikan duke humbur çdo lloj llogjike dhe pergjegjesie politike iu drejtua krimit të organizuar sesi dhunonte dje policinë”.
Meta kërkoi nga organet kopetente të zbardhin hetimet e njëkohësisht kërkoi nga kreu i PS të heqë dorë, pasi pushteti nuk merret me dhunë me “falangat e krimit të organizuar e krimit ordiner”.