Olldashi: Rama të hetohet për vrasje me paramendim
Kështu e ka komentuar punën e bërë sot nga policia në mbrojtje të institucioneve, gjatë demonstratës së organizuar nga opozita, ministri Sokol Olldashi, i ftuar në “ABC News”.
Ai më pas ka kritikuar kryesocialistin Rama, duke pohuar se ai është një burracak, sepse ai e parapërgatiti gjithë skemën për të marrë sipas tij pushtetin me rrugeçër dhe më pas është fshehur.
“Filozofia që mbart Rama është ajo e shtresës prej nga vjen, pasi ai është një pinjoll i regjimit komunist dhe di të bëjë atë që kanë bërë paraardhësit e tij. Nuk ka respekt as për votën dhe as për institucionet”, tha Olldashi më pas.
Duke shtuar ndër të tjera se bilanci i kësaj që ndodhi ishte shumë tragjik.
“Që nesër, institucionet e drejtësisë duhet të nisin procedimin penal ndaj zotit Rama, për vrasje me paramendim”, tha ai.
Ai lëshoi madje një akuzë të ashpër dhe publike duke thënë se ata njerëz janë vrarë nga Rama. “Fakti që ata janë qëlluar nga afër, do të thotë se janë qëlluar nga turmat dhe Edi Rama është përgjegjës i tre të vrarëve”, tha Olldashi. Në fund, ai drejtoi falënderim për të gjithë socialistët që morën pjesë në protestë, por që nuk u bënë pjesë e dhunës, si edhe qytetarët e Tiranës ë nuk u përzjenë me një protestë që ishte paralajmëruar për marrje të pushtetit me dhunë.
2011-01-21 19:34