E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel: Doganierët kosovarë në veri, hapi i duhur

NJU JORK-Kongresisti amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se aksioni i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e doganierëve dhe policëve në veri ka qenë një hap i duhur për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të vendit.
Duke vlerësuar raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve si shumë të mira, kongresisti amerikan thotë se shokët më të mirë për popullin amerikan në gjithë botën janë shqiptarët, gjë të cilën e dëshmojnë edhe shumë sondazhe.
“Amerikanët nuk kanë shokë më të mirë se shqiptarët dhe në anën tjetër shqiptarët nuk kanë shokë më të mire se sa amerikanët. Jam shumë i gëzuar që kam ndihmuar të lehtësoj këtë lloj marrëdhënie në këto 20 vitet e fundit prej se jam në kongres”, ka thënë ai.

(d.b/Kosovapress/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›