E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leucemia, Ivanaj: Cdo vit 25 raste të reja në Shqipëri

TIRANE- Arben Ivanaj, Mjek hematolog në Shërbimin e Hematologjisë në QSUT në një intervistë për Gazetën Shqiptare deklaron se në Shqipëri preken në një vit rreth 25 persona nga leucemia. Po sipas tij 2% e këtyre të prekurve janë fëmijë. Sipas mjekut leucemia është një sëmundje gjaku gjatë së cilës trupi i njeriut prodhon qeliza të bardha jonormale ose kanceroze të cilat janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre normal.

“Bazuar në statistika, në Shqipëri rastet me këtë sëmundje janë rreth 70, që po mjekohen aktualisht, ndërkohë bazuar në përllogaritjet, raste të reja për një vit (incidenca) janë 1-2 raste për 100 000 banorë, pra duke pasur parasysh numrin e popullsisë shqiptare, afërsisht 20-25 raste të reja në vit”, thotë Ivanaj.

Ndryshimet gjenetike që shkaktojnë sëmundjen e leucemisë ndodhin në kromozomin 22 dhe 9, ndaj për herë të pare këtë vit është propozuar që 22 shtatori, të shpallet si Dita Ndërkombëtare e Sensibilizimit kundër leucemisë . Kjo ditë ka për qëllim të inkurajojë pacientët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, qeveritë dhe gjithë komunitetin për të punuar së bashku për të përmirësuar diagnozën, trajtimin dhe kujdesin për pacientët me leucemi. Arben Ivanaj, ka bërë apel që qytetarët të sensibilizohen, pasi kjo sëmundje diagnostikohet me një analizë të thjeshtë gjaku.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›