E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, tentoi të vidhte kabinën elektrike, vdes 23-vjecari

KORCË- Një 23-vjecar nga qyteti i Korcës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ndodhi në ish-repartin ushtarak të Bulgaretit, ku viktima së bashku me një person tjetër kishin shkuar për të vjedhur tela në një kabinë elektrike.

Duke tërhequr telat e energjisë elektrike Anxhelo Hoxhalli, 23 vjec ka rënë në kontakt me rrymën elektrike c’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›