E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet ngrohja me dru

Nje late dru kushton 2500 leke te rinj përfshirë dhe transportin e eshte e mjaftueshme per te gjithe muajin. Jane me dhjetëra pika tregtimi drush ne Tirane. Ne nje vit nje pike e tille shet 2 mije meter kub dru, ndersa para nderrimit te sistemit, konsumohej katërfishi. Ngrohja me dru eshte kthyer serish ne mode edhe ne shtëpitë e reja përmes oxhakut. Gjithmonë e me shume po dalin nga qarkullimi oxhaqet fallco per t`u zevendesuar me nje tille, me zjarr te vertete dhe qe te ofron ngrohtësi, qe ne shikim. Ne drejtorinë e pyjeve pohojne se ne Shqipëri punojne 13 firma te licencuara per prerjen e druve qe përgjithësisht jane ah, pak lis dhe me moshe mbi 120 vjeçare. Ne ditet e sotme kur çmimi i energjise elektrike njeh vetem rritje, bombulat e gazit kane rrezikshmërinë e tyre, ngrohja me dru duket me e leverdishmja per familjet me te ardhura te kufizuara, dhe ata qe e pëlqejnë kete lloj ngrohjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›