E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme, ku dy mjete me targa italiane, njëra tip Fiat me targa AP e cila udhëtonte në drejtim të Durrësit është përplasur me një tjetër automjet tip Audi e cila udhëtonte në drejtim të Fushe- Krujes dhe përpasojë janë plagosur 4 persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policise shkak i ketij aksidenti është bërë shpejtesia teper e madhe si dhe tentativa per te parakaluar e Audit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›