Në radhë për pasaportë, emigrantët: Ka shumë vonesa

Rikthehen radhet per pasaporta ne Lezhë. Paisja me pasaporta biometrike per emigrantet eshte kthyer ne nje stermundim me vete, pasi krahas radheve te gjata, vonesat jane nje tjeter shqetesim per ta.
Megjithese paguajne kutoten e 150 mije lekeve per te marre ne kohe te shpejte kete dokument, atyre u duhet serish te presin me shume se tre dite. Kjo situate vlersohet prej emigranteve lezhjane te kthyer prane familjeve si anormale, duke i kthyer pushimet e tyre ne mundime te pafundme.
Ne radhet e gjata te pritjes, ne temperatura te larta jane edhe femijet, per te cilet ska menduar askush, ndersa kompania Aleat nuk merr asnje mase per shtimin e sporteleve te pakten gjate fluksit te emigranteve.
Ky eshte fati i pervitshem i emigranteve lezhjane qe kthehen prane familjeve te tyre dhe kerkojne te paisen me pasaporta biometrike, dhe po i pervitshem eshte edhe ankthi i tyre.