Engel KFOR-i jo ultimatume te kota

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se KFOR-i duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe jo të japë ultimatume të panevojshme.
“Veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës dhe është absolutisht qesharake që autoritetet nga Beogradi të kalojnë përmes kufirit, të hyjnë dhe të kthehen prapa. KFOR-i duhet të ndërpresë së dhëni ultimatume të cilave nuk u përmbahet dhe të japë një ultimatum të cilit do t’i përmbahet”, ka deklaruar Engel.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “INA”, kongresmeni ka nënvizuar se nuk mund të ketë bllokim serb të hyrjeve dhe daljeve të Kosovës.
KFOR duhet të bëjë atë që thotë dhe ne duhet të jemi shumë të qartë se autoritet në Kosovë është qeveria e Prishtinës dhe jo qeveria e Beogradit
Eliot Engel
Kongresmen i Shteteve të Bashkuara
“Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka pasur të drejtë kur ka vendosur shtrirjen e autoritetit në tërë territorin e Kosovës”, ka pohuar Engel.
Sipas tij, duhet të bëhet e qartë se autoritet në Kosovë është qeveria e Prishtinës dhe jo ajo e Beogradit.
“KFOR duhet të bëjë atë që thotë dhe ne duhet të jemi shumë të qartë se autoritet në Kosovë është qeveria e Prishtinës dhe jo qeveria e Beogradit. Autoritet në Mitrovicë, në të gjithë Mitrovicën, është qeveria e Prishtinës, jo e Beogradit. KFOR-i e di këtë dhe duhet të veprojë sipas kësaj strategjie”, ka theksuar Engel.
Ai ka përsëritur faktin se plani i Ahtisarit që coi në pavarësinë e Kosovës është i vetmi model që duhet të zbatohet në shtetin e ri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Serbët heqin vullnetarisht barrikadat
Banorët serbë në veri të Kosovës kanë nisur mëngjesin e së enjtes të largojnë me vullnetin e tyre barrikadat e vendosura në rrugët që të cojnë në pikat kufitare 1 dhe 31. Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb. Krasniqi takon biznesin: Klima jo e përshtatshme
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi me biznesmenët vendas, tha se politikat fiskale dhe politikat ekonomike në Kosovë ende nuk janë edhe aq të favorshme për bizneset, por ai kërkoi që edhe komuniteti i biznesit të bëhet pjesë e përgatitjes së ligjeve me amandimet e tyre, në mënyrë që të ketë politika më të favorshme për biznesin.
Kosovë-Serbi, gati për dialog
Ndërmjetësi i BE në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka marrë nga delegacionet përkatëse konfirmime për gatishmërinë për vazhdimin e dialogut. Projekt/ligji për pensionet e FSK-së
Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për pensionet për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili krijon parakushte për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, ndërsa kostoja e përgjithshme buxhetore e këtij ligji do të jetë mbi 4.4 milionë euro.
Lajmet kryesore
Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam
“Një ditë e re po lind për ne"
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Serbët heqin vullnetarisht barrikadat
Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Berisha: Dixhitalizimi i shërbimeve, arritje