E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderlehti do te mbaje Hasin


Kjo është java vendimtare për të ardhmen e Kombëtares shqiptare. Në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohet drejtuesi i ri i stolit të përfaqësueses kuqezi. Besnik Hasi mbetet në “pole” për t’u bërë pasardhësi i Josip Kuzhesë, megjithatë ish-kapiteni i Kombëtares mbetet në “stand by”

Armand Duka ka thirrur një konferencë për shtyp, por edhe pse pritej zyrtarizimi i Hasit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka dribluar të gjithë. Në daljen e mesditës së djeshme përpara mediave, kreu i FSHF-së deklaroi se trajneri i ardhshëm mund të jetë Hasi, por edhe kandidatët e tjerë, me të cilët ka kontaktuar. “Kemi disa projekte për të ardhmen. Nuk përjashtohet mundësia që trajneri i ri i Kombëtares të jetë Hasi, apo edhe dikush tjetër. Po flasim për emra të cilët ju (mediat) i keni komentuar dhe ne i kemi kontaktuar”, tha Duka.

Në këtë mënyrë, drejtuesi më i lartë i futbollit shqiptar ka fituar sërish kohë. Gjithçka lidhet me prishjen e planeve rreth Hasit, që ishte favorit përballë emrave si Matjazh Kek, Sreçko Katanec, Ervin Kuman, Manolo Himenez apo Rudi Vata. Një nga arsyet për shtyrjen e zyrtarizimit të 39-vjeçarit lidhet me faktin se Anderlehti dëshiron që ai të qëndrojë në rolin e zv.trajnerit. Ish-kuqeziu ka kontratë me klubin dhe për emërimin në krye të Shqipërisë më parë duhet të marrë “bekimin” e gjigantëve belg. Por, së fundmi, drejtuesit e klubit mbretëror i kanë bërë të ditur se dëshirojnë që Hasi të vazhdojë punën, madje i kanë ofruar një kontratë të re në stafin teknik, ku pritet të afrohet edhe ish-lojtari nga Argjentina, Nikolas Frutos. Në situatën e krijuar, Duka shtoi: “Brenda kësaj jave do të përfundojë emërimi i trajnerit të ri, që do të nisë punën për dy ndeshjet e ardhshme miqësore me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë”. Në fakt, kreu i federatës vazhdon të jetë brenda afatit të përcaktuar: vetëm pak kohë më parë, ai kishte deklaruar se gjithçka do të zgjidhej në fundjavën që vjen. Ndërkohë, burime në ambientet e FSHF-së këmbëngulin se “shtyrja” e emërimit të Hasit nuk lidhet vetëm me pengesën e Anderlehtit, por edhe me detajet e fundit rreth marrëveshjes, ku ish-kapiteni i Shqipërisë kërkon të nisë punën në një projekt 4-vjeçar. Duka shtoi: “A lidhet vonesa me kushtet e kontratës? Kontrata do të përcaktohet së bashku me trajnerin e ri. Drejtuesi i stolit është palë e përfshirë në negociata dhe termat e kontratës nuk mund të përcaktohen vetëm nga FSHF-ja”.

Për sa u takon zërave se UEFA ka nisur hetimin për ndeshjen e Kategorisë Superiore, Kastrioti-Vllaznia, e dyshuar për trukim, drejtuesi më i lartë i federatës mohoi të ketë një informacion rreth kësaj çështjeje, duke nënvijëzuar se “Federata Europiane e Futbollit punon në mënyrë të pavarur”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Brazil, dorëhiqet ministri i Sporteve
Ministri brazilian i Sporteve, Orlando Silva ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion.
Fiton Milan, barazon Inter
Milani vazhdon marshimin e fitoreve në kampionatin italian dhe këtë herë ka arritur të mundë 4-1 Parmën, në San Siro. Kupa e Anglisë, Junaited fiton me rezervat
Ëndrra e skuadrës modeste të Aldershot Taunit, për të kaluar në raundin e katërt të kupës së Ligës në futbollin anglez, është shuar këtë mesjavë. Projekti për Romën e së ardhmes
Roma fillon të programojë të ardhmen e saj. Pavarësisht planit afatgjatë të padronit Tomas DiBenedeto, klubi verdhekuq nuk dëshiron të humbasë kohë dhe për këtë arsye po mendon të bëjë disa blerje të reja.
Tevez gjobitet me 800 mijë paund
Një hetim i bërë nga komisioni disiplinor i klubit anglez të futbollit, Mancester Siti, ka shpallur fajtor sulmuesin karlos Tevez, për refuzimin që të futet në lojë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Lajmet kryesore

Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam
“Një ditë e re po lind për ne"
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Serbët heqin vullnetarisht barrikadat
Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Berisha: Dixhitalizimi i shërbimeve, arritje

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›