Engel: Mitrovica, pjesë e Kosovës

"Mitrovica, është pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i Kosovës nuk do të ndahet".
Kështu siguroi kongresmeni demokrat amerikan, Eliot Engel.
Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve, INA, Engel deklaroi se me kërkesën e saj për ndarje të Kosovës, Serbia po humb kohë dhe po rrezikon integrimin në Evropë.
Engel, u zotua se do të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe theksoi se do t'i bashkëngjitet komunitetit shqiptarë në çdo veprimtari edhe në mandatin e ri.