Natë e vështirë për Athinën
Athinë (Start)-Kryeqyteti i Greqisë Athina ka përjetuar një natë të vështirë. Gjatë orëve të para të mëngjesit, disa filiale bankare, selia qëndrore e Partisë Demokracia e Re dhe shumë automjete të saj janë vënë në shënjestër të disa sulmeve.
Sipas mediave greke, sulmet kanë vazhduar për mëse një orë, nga 01:30 deri 02:30. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar nga vendosja e lëndëve plasëse në tre autoparqe makinash në zonat e quajtura Melisi dhe Iliupoli. Ndërsa në Gudi, dafni dhe Neo Psihiko janë grabitur tre filiale të një banke.
Në Iraklio dhe Moshato janë sulmuar selitë e PDR-së. Deri më tani asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër sulmet.