E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli gati për të rinisur negociatat

Telaviv (Start)-Izraeli kërkon të rinisë negociatat me Sirinë, të ndërmjetësuara këto nga Turqia. Vendimi është marrë pas dorëheqjes së kryeministrit Ehud Olmert. Ky i fundit do të qëndrojë në pushtet deri në Shkurt të vitit të ardhshëm ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet e reja.

Lajmin për kërkesën e rinisjes së negociatave me Sirinë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Olmert, Mark Regev, sipas të cilit ky do të ishte një hap i rëndësishëm për stabilitetin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›